Dy vajza të mitura janë zhdukur në Viti dy ditë më parë.
Babai i vajzave ka kërkuar ndihmën nga Policia e Kosovës.
Sic ka treguar ai në stacionin policor në Viti, vajzat e tij, që të dyja të mitura kishin dalë nga shtëpia me 23 qershor rreth orë 22:00, që nga kjo natë vajzat nuk ishin kthyer më në shtëpi.
Gjithë këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, por që nuk kanë dhënë detaje tjera për rastin.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar njofton se dy vajzat e tija të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës