Rajon & Botë

Zhduken burrat dhe djemtë e Aleppos

Qindra burra dhe djem duket se janë zhdukur pas kalimit nga zonat e mbajtura nga rebelët e Aleppos në territorin e qeverisë

Kështu kanë thënë zyrtarët e OKB’së, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.

Forcat e udhëhequra nga qeveria siriane kanë kapur së paku 75 për qind të pjesëve lindore të qytetit nga rebelët në javët e fundit.

Dhjetëra mijëra civilë kanë ikur nga ato zona, dhe më shumë se 8 mijë janë larguar të enjten.

OKB gjithashtu thotë se rebelët po ndalojnë njerëzit të largohen.

Në një konferencë shtypi në Gjenevë, Rupert Colville, zëdhënës i Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha se deri në 100.000 njerëz janë të bllokuar në zonat e Aleppo’s lindore. /GazetaExpress/