Rajon & Botë

Zhbogar merr funksionin shef i Delegacionit të BE-së në Maqedoni

Shefi i sapoemëruar i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar sot do t’ia dorëzojë letrat kredenciale presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Zhbogar, siç është paralajmëruar, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Samuel Zhbogar vjen në vend të euroambasadorit Aivo Orav.