Të mundohesh ta zgjidhësh kubin e rubikonit është njëra ndër gjërat më të vështira dhe e cila kërkon koncentrim të lartë për ta bërë.
Por, të mundohesh ta bësh derisa jeni duke vozitur është më se e jashtëzakonshme, sepse ju e rrezikoni veten dhe të tjerët.
Sidoqoftë, një gruaje në autostradën e Manchester-it nuk i ka interesuar shumë kjo pasi që ajo po mundohej ta zgjidhte rubikonin dhe të voziste në të njëjtën kohë.
Kjo ndodhi është incizuar nga një vozitës tjetër i cili ishte i befasuar nga ajo që po shihte.
Pamjet i janë dërguar lajmeve qendrore të Manchesterit duke u shpërndarë gjithandej nëpër rrjete sociale./KosovaPress/
https://youtu.be/XFajXFGNuGY