Diabeti apo sëmundja e fshehur tani po kthehet në një shqetësim të vërtetë për shkak të shifrave alarmante çdo vit. Diabeti është një sëmundje kronike, që ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën, duke çuar në nivele të larta të glukozës në gjak (hiperglicemi).
Çfarë duhet të dini për diabetin dhe dietën, shkruan sot Radio e jashtme e Kinës: Të ngrënit shëndetshëm është jetike për ata të cilët përpiqen të parandalojnë apo kontrollojnë diabetin. Sigurisht që ushtrimet fizike janë tejet të rëndësishme, por ajo që konsumoni përbën impaktin më të madh kur bëhet fjala për reduktim në peshë.
Por çdo të thotë të hash si duhet kur ke diabet?
Dieta për diabetikët është një plan i thjeshtë dhe i shëndetshëm ngrënieje që përmban shumë elemente ushqyese, pak ose fare yndyrna, dhe jo shumë kalori. Në fakt dieta për diabetikët është një dietë e shëndetshme për të gjithë!
Nëse jeni duke u përpjekur për të parandaluar ose kontrolluar diabetin, ka disa lajme të mira. Ju mund të bëni një ndryshim të madh me ndryshimet e jetesës së shëndetshme. Gjëja më e rëndësishme që ju mund të bëni për shëndetin tuaj është të humbisni në peshë, dhe ju nuk do t’u duhet të humbni të gjitha kilet tuaja për të marrë përfitimet.
Ekspertët thonë se duke humbur vetëm 5% në 10% të peshës totale tuaj mund tëndihmojë të ulni sheqerin tuaj në gjak në mënyrë të konsiderueshme, si dhe të ni tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.
Ndryshimi i vetëm është që ju duhet të tregoni më shumë vëmendje për disa nga zgjedhjet tuaja të ushqimeve – veçanërisht karbohidrateve që konsumoni.
Zgjedhja e karbohidrateve, që janë të mbushura me fibra (dhe nuk rrisin nivelin tuaj të sheqerit në gjak )
Në vend të….. Përdorni….
Oriz i bardhë —Oriz në ngjyrë kafe
Patatet të zakonshme —-Patate të ëmbël, kungull ose lulelakër
Makarona të zakonshme—- Whole-wheat pasta
Bukë të bardhë —-Bukë thekre
Misër—- Bizele
Kuzhinieri australian Michael Moore ka dalë me një mënyrë më të lehtë për të rregulluar që ju të konsumoni edhe karbohidrate. Ai klasifikon ushqimet në tre kategori: zjarri, uji, dhe qymyri.
“Ushqimet e zjarrit” kanë një GI të lartë dhe janë të ulëta në fibra dhe
proteina. Ato përfshijnë “ushqim të bardhë” (oriz të bardhë, makarona të bardha, bukë të bardhë, patate), ëmbëlsirat, patate të skuqura, dhe ushqime të përpunuara. Ata duhet të jenë të kufizuara në dietën tuaj.
“Ushqime të ujit” janë më të lehta, do të thotë që ju mund të hani sa të doni. Ato përfshijnë të gjitha perimet dhe shumicën e llojeve të frutave (lëng frutash, fruta të thata, ndërkohë që frutat e konservuara dhe të paketuara në shurup rrisin nivelin e sheqerit tuaj në gjak.
Ushqimet e qymyrit kanë një GI të ulët dhe janë të pasura me proteina dhe fibra. Ato përfshijnë arra dhe fara, mish, prodhimet e detit, drithërat, dhe fasule. Ato gjithashtu përfshijnë ushqime zëvendësuese të tilla si orizi, bukë gruri dhe të gjitha llojet e makaronave me bazë gruri .
Diabeti tip 2 dhe dietat: Bëhu i zgjuar për ëmbëlsirat
Truket për të minimizuar sheqerin.
Reduktoni sa më shume pijet me gaz dhe lëngjet e kutive që konsumoni.