Projekti i zgjerimit të rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, i iniciuar së paku dy vjet më parë, do të fillojë vitin e ardhshëm.
E krahas zgjerimit të rrjetit do të vendosen edhe matësit e energjisë elektrike, nëpër objektet që furnizohen me ngrohje qendrore, përmes një projekti prej 10 milionë p eurosh, i financuar organizata amerikane “MCC”.
Por, nga zgjerimi i rrjetit do të përfitojnë vetëm banorët e dy lagjeve të kryeqytetit, ndonëse nevojat janë shumë më të mëdha. Deri tani në ngrohje qendrore janë të lidhur vetëm 20 për qind e banorëve të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
Afërdita Uka- Fejzullahu, zëdhënëse e “Tremokosit”, ka thënë se zgjerimi i rrjetit të ngrohjes është faza e tretë e Projektit të koogjenerimit.
Ajo ka shtuar se zgjerimi i rrjetit do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me donatorët të cilët e kanë financuar këtë projekt, siç është Komisioni Evropian dhe donatorëve të tjerë.