Hillary Clinton tani mban vetëm një epërsi të vogël ndaj Donald Trump, kur kanë mbetur më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, tregon një studim nacional.
Një sondazh i ABC News/Washington Post, tregon se demokratja Clinton prin ngushtë me 46%, para Trump që ka 45%, transmeton Express.
Ndërkohë, në sondazhet e CNN, të cilat e gjejnë mesataren e rezultateve nga pesë sondazhet e fundit nacionale, Clinton prin me 47%, krahasuar me 43% të Trump. /Express/