Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka theksuar se zgjedhjet janë të pashmangshme,.
Sipas tij, këto zgjedhje do të mbahen në pranverë.
Këto komente ai i ka bërë në emisionin “Natën” në RTK me Fatmir Spahiun, raporton Gazeta Blic.
“Po vjen era zgjedhje. Në pranverë gjithqysh do të ketë zgjedhje. Edhe pë ata që nuk i besojnë sondazhit të sotëm, ku VV është e para, do ta marrin vesh në zgjedhje”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ai ndërkaq, ka shprehur dyshimet e tij nëse kjo qeveri do të mund ta formojë Ushtrinë e Kosovës./ Gazeta Blic