Aktuale

Zgjedhjet në PD/ Shumë anëtarë kanë bojkotuar zgjedhjen e kryetarit

Janë pak më shumë se 30 për qind e demokratëve të cilët kanë votuar deri në orën 14:00 për kryetarin e ri të partisë. Sipas Komisionit të Operacioneve Elektorale deri në orën 14:00 kanë votuar pak më shumë se 32800 demokratë.

Komisioni i operacioneve elektorale njofton se:

Deri në orën 14:00 në 12 qarqe është votuar si vijon:

Shkodër, votuan 2705 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 1659 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1280 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 1730 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 1750 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 10639 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 2826 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 3283 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 992 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 3139 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 1303 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 1508 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 14:00, kanë votuar, 32.814 anëtarë, nga 103.952 anëtarë