Aktuale

Zgjedhjet në Francë nuk ndryshojn poltikën me Kosovën

Pavarësisht se kush do të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Francë që pritet të mbahen me 7 maj, raportet e Prishtinës zyrtare dhe Parsit nuk do të ndryshojnë si në rrafshin politik dhe atë ekonomik.

Ky ishte ishte vlerësimi që nxori njohësi i marrëdhënie ndërkombëtare, Selam Hajrazi, i cili ishte i ftuar në programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), për të folur rreth zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahën në fillim të muajit maj në Francë.

Sipas tij, e veçanta e këtij procesi zgjedhor është se presidenti aktual francez François Hollande nuk do të rikandidohet për mandatin e dytë.

Hajrizi tha se mos-kandidimi i presidentit aktual ka ardhur për faktin se sondazhet kanë treguar se nuk është i popullarizuar për publikun me vetëm 4 për qind që e favorizonin politikën e tij.

Ai tha se mandati 5 vjeçar i Holande sipas analistëve nuk ka shkuar mirë, sidomos në ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 2015 me atentatet tragjike të Parisit, që duket të kenë qenë faktor kryesor që Holande mos ta ketë simpatinë e masës.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Hajrizi, në programin e mëngjesit në RTK tha se aktualisht në shtetin francez po zhvillohet një fushatë tejet e rëndësishme dhe se rreziku është që mos të fitoj Marine Le Pen.

Sipas tij, kemi një opinion tejet jofavorit edhe ndaj politikanëve tjerë, derisa tha se Emmanuel Macro , një 39 vjeçar është favoriti kryesor për president, i i cili ka mbështetjen e elitës franceze dhe rinisë së atjeshme.

Hajrizi tha se shtetit francez i nevoitet një president që rritë ekonominë, që ofron një siguri politike dhe civile, gjë që sic tha ai, Macro mund të jetë kandidati që ka një program të mirë për Francen.

Qytetarët e atjeshëm shtoi ai, presin një president më karizmatik në planin ndërkombëtar, ndoëse shteti francez kritikohet nga mediat se ka humbur statusin që ka pasur në planin diplomatik.

Marrin Le Pe, sipas tij, tha se nuk mund t’i fitojë zgjedhjet, edhe pse sondazhet e favorizojnë, e cila ëhstë duke krijuar një lloj populizmi.

Programi i saj, tha Hajrizi është katasrofik dhe tragjedi për popullin francez, e cila dëshiron të dal nga zona euro, Franca të dal nga NTO dhe ta tërheq shtetin francez nga nga BE-ja.