Aktuale

Zgjedhjet në Drenas, një i arrestuar në Abri

Është arrestuar kryesuesi i një vendvotimi në fshatin Abri të Epërme.

Këtë e ka bërë të ditur, Visar Sutaj nga KDI, të cilët po i  monitorojnë procesin zgjedhor në Drenas. Ata në këto momente kanë evidentuan një incident në Abri të epërme, duke gjetur një votues teksa e fotografon votën e që nga kryesuesi i kësaj qendre nuk raportohet fare si parregullsi.

Për këtë rast është arrestuar kryesuesi i kësaj qendre votimi. Po ashtu, sipas informatave të KosovaPress-it, për një periudhë shumë të shkurtër  kohore vendvotimi është mbyllur dhe është ri pahapur.

Kjo tregon sipas Sutaj se ka parregullsi të tilla. Një shkelje e tillë e kodit zgjedhor shumë lehti mund të sjell arrestime të kryesuesve. Ai tha se deri në orën 13:00,  janë dalë diku 13 përqind që nuk është e kënaqshme. Parregullsi tjera janë asistenca e votuesve ku nuk ka pasur nevojë, fotografimet të votave./KosovaPress/