Ministria e Punëve të Brendshme e ka vlerësuar si të rregullt procesin zgjedhor në Maqedoni, duke thënë se nuk ka prishje më serioze të rendit dhe qetësisë publike.
MPB sqaron se është shënuar një incident në komunën Butel, i cili nuk lidhet me zgjedhjet.
Në MPB ka denoncime edhe për shtatë raste për ryshfet.
Këtë e theksoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencën për shtyp në të cilën kumtoi se policia është e pranishme në terren.
Ai njoftoi se janë regjistruar ndërprerje të përkohshme ose vonesa të votimit në rreth 20 vendvotime për shkaqe teknike dhe votimi ka vazhduar.