Aktuale

Zgjedhjet e reja? Veseli e vazhdon fushatën në Suharekë e Shtime, paralajmëron fitore për PDK’në

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Suharekë e Lipjan ku është takuar me të rinjtë kësaj partie. Veseli në këto dy qytete ka deklaruar se më shumë se 20 mijë të rinj anembanë Kosovës i janë bashkuar Dekadës së Re.

Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, ministrat Uran Ismaili, Abelard Tahiri dhe Kujtim Gashi, kanë ndjekur nga afër kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Suharekë, proces ky ku deri tani kanë marrë pjesë mbi 20 mijë të rinj në mbarë vendin.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, tha para delegatëve të rinj në kuvendin zgjedhor në Suharekë se angazhimi kaq i madh i të rinjve që “Angazhimi i mbi 20 mijë të rejave e të rinjve në PDK është një tregues shumë i madh se Kosova po ndryshon dhe do të zhvillohet e transformihet edhe më shumë sepse çdoherë që është mobilizuar e angazhuar ri ia kanë ndodhur zhvillime të mira në të mirë të vendit.

Ndërkohë, Veseli edhe në Lipjan ka theksuar se partia e tij o hec në rrugë të mbarë.
“Ky është një mesazh i qartë se rinia është e angazhuar fuqishëm dhe do të jetë prijëse e zhvillimeve pozitive në vend. Partia Demokratike e Kosovës u ka dhënë hapësirën kryesore të rinjve dhe sot shumica e ministrave tanë janë të rinj që janë rritur në Rininë Demokratike”, tha kryetari Veseli.

Ai tha se në Dekadën e Re, pas përmbylljes së shtet ndërtimit, fokusi kryesor është zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe perspektiva e sigurt për rininë inovatore që ka vullnet dhe energji për punë./Express/