Qytetarët e Rumanisë sot votojnë për përbërjen e re parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).
Procesi i votimit ka nisur në ora 08.00 sipas kohës lokale për 18 milionë e 881 mijë votues në vend dhe për më shumë se 600 mijë votues jashtë vendit.
Si rezultat i votimeve në 18 mijë e 626 qendra votimi në të gjithë Rumaninë do të zgjedhen 330 deputetë dhe 136 senatorë.
Gjithashtu pritet që zgjedhjet të kenë një kosto në total prej 50 milionë euro.
Pavarësisht se sondazhet e opinionit publik tregojnë për epërsi të social demokratëve ne krye me Liviu Dragnea, pritet që ky subjekt politik të mos e dalë nga zgjedhjet si parti e vetme në pushtet.
Në Rumani që nga viti 1989 mbahen për herë të shtatë zgjedhjet parlamentare 25 vite pas diktaturës së presidentit të fundit komunist Nikolai Çaushesku.