Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur sot kryeprokurorët e shtatë prokurorive Themelore të Kosovës.
Për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është rizgjedhur kryeprokurori, Imer Beka.
Ndërkaq, për të parin e prokurorisë Themelore të Ferizajt është zgjedhur prokurori Shukri Jashari.
Për prokurorinë Themelore të Gjakovës anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë zgjedhur, prokurorin Ali Selimaj.
Ndërsa, kryeprokurori i deritanishëm i prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, është rizgjedhur kryeprokurori i kësaj prokurorie.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, kryeprokuror i kësaj prokurorie.
Anëtarët e KPK-së, kanë zgjedhur kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Pejës, prokurorin Agim Kurmehaj.
E për të parin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me pesë, kanë zgjedhur prokurorin Admir Shala.
Po sot, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës morën vendim që anëtarja e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së prokurorëve, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, njëherësh anëtare e KPK-së, Ikramije Bojaxhiu të angazhohet me punë të përhershme në afat kohor prej dy viteve, në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së prokurorëve.





















