Aktuale

Zgjedhen edhe dy nënkryetarët nga pakicat

Slavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke e Kosovës janë dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë e pakicave.

Ata janë zgjedhur me 92 vota për e dy kundër.

Kujtojmë që më herët u zgjodhën nënkryetarë edhe Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi.

Kurse Kryetar i Kuvendit u zgjodh Glauk Konjufca, raporton FaktePlus.