Rajon & Botë

BE zgjat edhe për një vit mision civil në Libi

Bashkimi Evropian ka zgjatur sot edhe për një vit misionin e saj civil në Libi, si dhe ka ndarë një buxhet prej 18.92 milionë dollarë për të.

I themeluar në maj të vitit 2013, mandati i këtij organi me seli në Tunis është zgjatur disa herë, ndërsa i fundit do të përfundonte më 21 gusht të këtij viti, raporton Reuters, përcjell Express.

Ky mision ka për qëllim që të ofrojë këshilla për autoritetet libaneze rreth emigrantëve, sigurisë kufitare, kundër terrorizmit dhe çështjeve të gjyqësisë kriminale.