Rajon & Botë

Zëvendëskryetari i Stambollit në gjendje kritike, u qëllua në kokë me armë zjarri

Zëvendëskryetari i Stambollit është në gjendje kritike pasi një person, që akoma nuk është identifikuar nga autoritetet, e ka qëlluar në kokë me armë zjarri

Televizioni turk NTV raporton se sulmuesi ka hyrë në zyrën e Cemil Candas, një politikan hebre në distriktin Sisli dhe më pas janë dëgjuar të shtëna, transmeton Gazeta Express.

Nuk ishte e qartë se nëse ky sulm kishte lidhje me grusht shtetin e dështuar të së premtes, ku u vranë më shumë se 200 njerëz.

Turqia vazhdon të jetë e tensionuar edhe pse Qeveria ka thënë se e ka situatën në kontroll.

Partia që udhëheq në distriktin Sisli ku ka ndodhur edhe incidenti së bashku me partitë opozitare kanë dënuar grusht shtetin.