Aktuale

Zëvendësimi i Shpend Maxhunit në krye të AKI-së

Gjatë ditës së djeshme, Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga posti i drejtorit të AKI-së.

Arsyeja e largimit nga AKI, sipas kryeministrit në detyrë,, Ramush Haradinaj, ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të Maxhunit.

Nuk dihet se kush do të jetë kryespiuni i ri i Kosovës.

Haradinaj thotë se duhet të konsultohet dhe të shoh se si të procedohet me këtë situatë.

“Është situatë e re duhet me u konsutu se si me vepru dhe nuk kam qëndrim tash për tash. Veç sa ka ndodh dorëheqja. Ajo që kuptohet është se jam i interesuar që mos me ndodhë vakum në AKI”, tha Haradinaj në një konferencë të mbajtur për medie.

E Haradinaj nuk u kryesue të lavdëroj puënn e Maxhunit, ku mes tjerash ai tha se po bëhet gabim kur Shpend Maxhuni asocohet me Hashim Thaçin apo me njerëzit tjetër. Ai madje tha se njerëzit po nxitohet me gjykimet, duke mos e ditur punën dhe veprimtarinë që bënë AKI.

“E di se shumë njerëz i asocojnë njerëzit. Psh Shpendin e asocojnë ose me Hashimin ose me dikë kur ka qenë në Qeveri, ai është dashtë me i shërby. Nëse je zyrtar i një pushteti, i një qeverie, i një ekzekutivi kuptohet se bashkëpunim është ligjor. Dhe unë mendoj se ka disa keqkuptime të presionit të tij. Po nxitohet njerëzit. Punën e kryespiunit është shtirë me ditë cila është. Si mundeni me gjyku punën e kryespiunit ku nuk keni informata për veprimtarinë dhe punën që e bëjnë dhe është gabim me paragjyku aq larg. Nga e din ata çka është puna e tij. Paragjykimi është gabim”, tha Haradinaj.