Aktuale

Zëvendësimi i 100% me reciprocitet, sërish flet Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe njëherë lidhur me deklaratat e Kryeministrit Albin Kurti, rreth propozimit që tarifa ndaj mallrave serbe të zëvendësohet me reciprocitet.

Osmani u shpreh në cilësinë e përfaqësueses së koalicionit VV-LDK që mes këtyre dy subjekteve ka pajtueshmëri lidhur me këtë ide sa i përket çështjes së taksës.

”Kryeministri i vendit dje me të drejtë e konfirmoi që ne kemi pajtueshmëri të plotë që tarifa, jo taksa, të zëvendësohet me reciprocitet në raport me Serbinë”.

”Ne si Kuvend nuk e marrim atë vendim, por komenti im është në raport me pyetjen se: çka mendon koalicioni qeverisës?

”Ka pajtim të tillë, është pjesë e programit të përbashkët qeverisës ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe është lexuar edhe nga ana e kryeministrit dhe partnerët e koalicionit”.

the authorGazetaKNN