Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, takoi për herë të parë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt Yee.
Siç njofton LVV, ky takim ku u diskutua situata politike në Kosovë, ka rëndësi të madhe në ndërtimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Vetëvendosjes dhe Departamentit të Shtetit Amerikan, transmeton KosovaPress.