ShowBiz

Zëri më i njohur i rokut shqiptar vjen me klipin e parë në 30 vite karrierë (Video)

Këngëtari Aleksandër Gjoka, një ndër zërat më të njohur të rokut shqiptar, është kthyer me një këngë të re.

Kënga titullohet “Jeta ime” dhe është klipi i parë zyrtar për Gjokën pas 30 vitesh karrierë.

Këtë këngë ai e ka realizuar në bashkëpunim me vëllezërit korçarë, Stefi dhe Endri Prifti.