Adem Grabovci ia lexonte emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ujësjellësit të Gjilanit, Zenun Pajazitit. Pajaziti i seleksiononte ata në bazë të përkatësisë politike, e jo në bazë të kritereve të kërkuara me ligj dhe me konkurs. Insajderi, sjell bisedën telefonike të Zenun Pajazitit dhe Adem Grabovcit, e cila u bë sebep për nisjen e hetimeve edhe kundër shefit të ri të Grupit Parlamentar të PDK-së.
Kur vije puna në përzgjedhjen e njerëzve që përfaqësojnë interesat e Partisë Demokratike në borde, i vetmi dallim mes Zenun Pajazitit dhe Njazi Kryeziut është se Pajaziti nuk i shan ata që nuk janë “të tyre”. Veprimet janë identike.
Përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të ndërmarrjes së ujësjellësit rajonal të Gjilanit, “Hidromorava” ishte bërë me anë të telefonit. Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ia lexonte emrat e kandidatëve, shefit aktual të Grupit Parlamentar, Zenun Pajaziti.
E, Pajaziti i përzgjidhte ata, duke thënë “ky është i joni”, ky nuk është “i joni”.
Në një bisedë telefonike mes Grabovcit dhe Pajazitit të zhvilluar më 6 dhjetor 2011, tregon për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit dhe veprimeve të Zenun Pajazitit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në portalin Insajderi: http://www.insajderi.com/hulumtime/dosja-e-shefave-xxviii-biseda-qe-mund-ta-coje-ne-burg-zenun-pajazitin/