Chuck Norris (77) mund të numërojë deri në pambarim, por ai e ka pikën e tij të dobët dhe kjo është bashkëshortja e tij Gena (54).
Ai ishte njohur me manekinen dhe aktoren para më shumë se 20 vjetësh, derisa ishte në lidhje me një grua tjerë.
Gena ka pasur një rol të vogël në serinë e tij “Walker, Texas Ranger”, dhe ishin dashuruar. Ata u martuan më vitin 1998 dhe kanë binjakët 16-vjeçar Dakota Alan dhe Danilee Kelly.
Gena dhe Chuck jetojnë në Teksas dhe diferenca ndërmjet tyre në moshë nuk i pengon ata të kenë jetë të lumtur.
Chuck ka hequr dorë nga karriera si aktor dhje iu përkushtua tërësisht bashkëshortes së tij të dytë. Arsyeja është tragjike. Gena në vitin 2012 shkoi për vizitë në rezonancën magnetike dhe mori një reaksion serioz në një mjet kontrast, të cilin e ka marrë tri herë në tetë ditë.
“Disa orë pasi kam marrë injeksionin më është dukur sikur i gjithë trupi po më djeg. Kisha dhimbje të tmerrshme dhe nuk mund të merrja frymë, kisha dhimbje edhe në nyje. Gjashtë herë përfundova në spital brenda disa javësh. Pas kësaj, mjekët më thanë se është e mundur që të jem helmuar me mjetin kontrast”, tha Gena.
Ajo ka pasur edhe probleme neurologjike dhe dhimbje të vazhdueshme, për shkak të të cilave nuk ka mund të çohet nga shtrati.
“Chuck ishte çdo ditë skaj shtratit tim. Nuk është larguar nga shtrati për pesë muaj. Jam lutur të mbijetoj për të rritur fëmijët tanë”, tha Gena.
Pas gjetjes së terapisë alternative, Geni sot ndihet më mirë, por rregullisht shkon në terapi dhe për asnjëherë nuk është rikuperuar në tërësi, transmeton KosovaPress.
Çifti ka akuzuar spitalin, në të cilin besohet se Gena ishte helmuar.
“Çdo gjë që bëj, e bëj për familjen. Karriera nuk është e rëndësishme. Vetëm dëshiroj që ajo të jetë më mirë”, tha aktori.