Aktuale

Zemaj thotë se masat s’do të rikthehen, paralajmëron testime masive

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur që masat nuk do të rikthehen. Ndërkohë që ka bëra të ditur se ditëve në vijim do të bëhen testime masive.

“Masat janë të hapura dhe lirimi i tyre konsiston në moskujdesin e përgjithshëm dhe kjo është diçka e pritshme. Rikthim nuk do të ketë. Dashtë zoti të jemi të përgatitur për ndonjë valë shumë shpejt dhe do të kalojmë në testime masive”, u shpreh Zemaj.

Duke folur për ardhjen e mërgimtarëve, Zemaj tha se do të shqyrtohet edhe hapja e aeroportit.

“Për te gjithë Republikën e Kosovës ne do të tentojmë të mos kemi rikthim të masave. Mërgata është në vlugun e ardhjes së tyre. Në lokale do të ketë edhe inspektime dhe 200 profesionistë shëndetësor do të bëjmë të mundshme që këto vizita të jenë orë pas ore”, shtoi ai.

Zemaj po ashtu ka folur edhe për Korporatën Energjetike të Kosovës, ku tha se nuk do të lejojnë përhapjen e virusit siç ka ndodhur në Telekom.

Këtë deklarata Zemaj i bëri, pas dhurimit të gjakut në Ditën Botërore e Dhurimit të Gjakut.
Zemaj po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë