Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për një televizion në momentet kur në Kuvend të Kosovës po mbahej takimi në mes të liderëve për të arritur koalicionin LDK-VV.
Zemaj tha për media se presin që sot të përfundojë marrëveshja.
“Presim që sot të përfundojë marrëveshja LDK-VV. LDK nuk po kërkon shumë sepse nuk jemi shumë në dallim me vota, më shumë detaje nuk kam sepse nuk kam qenë pjesë e takimeve”, ka shtuar Zemaj.
Media ka provuar që të kontaktojë për prononcim edhe Lutfi Zharkun dhe Naser Osmanin që ishin duke qëndruar në selinë e partisë, por, që ata nuk kanë dashur që të flasin për media, pasi që thanë nuk ishin të autorizuar nga partia për të folur për këtë temë.