Aktuale

Zemaj: Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga COVID-19

Asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga COVID-19”, njofton Zemaj, transmeton Gazeta Express.

Teksa bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 56 raste të reja me COVID-19 si dhe janë shëruar 69 persona.

the authorGazetaKNN