Aktuale

Zemaj: Nuk do të ketë mbyllje totale

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës nuk e mendon mbylljen totale si masë pë menaxhimin e pandemisë, por që tha se duhen masa më rigoroze për ta menaxhuar situatën, raporton Gazeta Express.

“Ne asnjëherë nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme si më parë. Nuk guxojmë të ndalim jetën me mbyllje, jo shtet i mbyllur, jo biznese të mbyllura, por të hapura me zbatim rigoroz të masave ”, tha ai.

Zemaj kërkoi mobilizim nga të gjithë për ta luftuar virusin Covid-19/Express/