Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se masat e reja ndaj koronavirusit janë paraparë të jenë në fuqi dy javë, por, siç tha ai varësisht nga situata, mund të ashpërsohen në rast të përkeqësimit.
Këto komente ai i bëri në takimin virtual informues me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OBSh, UNICEF, UNDP, Banka Botërore), ceka se ato mbesin shtylla të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të Pandemisë.
Siç ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook Zemaj në këtë takim ka theksuar nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes, dhe për këtë mora edhe zotimin e tyre se përkrahja do të vazhdojë.
“Menaxhimi i situatës epidemiologjike në Republikën e Kosovës u vlerësua lartë nga partnerët tanë dhe bashkë vazhdojmë tutje në pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19”.
“U dakorduam që masat e reja të cilat janë në fuqi nga sot duhet të zbatohen me rigorozitet, kujdesi duhet të jetë i shtuar nga të gjithë qytetarët tanë po ashtu edhe nga shtetasit e huaj, që jetojnë e veprojnë në vendin tonë”.
“Deri më tani, kemi marrë ndihma financiare dhe pajisje mbrojtëse, kite për testim RT PCR, aparatura, ventilatorë, monitorë për pacientë, autoambulanca, shtretër, koncentrues të oksigjenit, medikamente si dhe gjëra të tjera të rëndësisë së veçantë”, shkruan ai.