Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri ka vlerësuar se ata që tentojnë të hapin debat brenda partive shqiptare kush qenka “fajtori” për platformën pse ajo qenka harmonizuar në Tiranë, është në shërbim të djallit, Ivanovit dhe Gruevskit.
“Te gjithe ata qe tani pas fjalimit te Ivanovit tentojne te hapin debat brenda partive shqiptare kush na qenka “fajtori” per platformen pse ajo qenka harmonizu ne Tirane eshte ne sherbim te djallit, Ivanovit dhe Gruevskit!!!!?, ka shkruar Zekiri në Facebook./KosovaPress/