Aktuale

Zeka përsërit thirrjen që të tërhiqet Veseli

Deputeti i ri i Nismës për Kosovën Milaim Zeka tha se e votoi komisionin e formuar për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj.

Ai pasi që deputetët dolën në pauzë tha para gazetarëve se ai në Kuvend përfaqëson vetëm veten.

Deputeti Zeka edhe njëherë bëri thirrje që Kadri Veseli të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit në mënyrë që të zhbllokojë formimin e Kuvendit.

Vetëvendosje dhe LAA kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, ndërsa të drejtën për kryetar të Kuvendit e ka vetëm PAN-i që në zgjedhjet e qershorit ka fituar shumicën e deputetëve./KosovaPress/