Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën deklaroi se PDK-ja dhe LDK-ja janë duke i bërë shantazh dhe obstruksione AAK-së për Demarkacionin.
Zeka tha se mos arritja deri tek votimi i marrëveshjes me Malin e Zi në Kuvend nuk ka qenë faji i delegacionit që ishte në Podgoricë, por shkaku ishte tek mungesa e votave.
“Dje krerët na fajësuan ne që nuk kemi qenë Prishtinë. Problemi kanë qenë mungesa e votave jo mungesa e jonë pasi ne kemi arrit në Prishtinë në ora katër dhe kemi mundur të votojmë në ora pesë”, tha ai.
Sipas Zekës, deputetët e NISMA-së janë kompaktë për votimin e Demarkacionit