Aktuale

Zeka: Pas zgjedhjeve lokale, Qeverisë mund t’i bashkohet edhe LDK-ja

Deputeti i PAN-it Milaim Zeka, ka deklaruar se pas zgjedhjeve lokale mund të ketë riformatim të Qeverisë, duke thënë se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i bashkohet kësaj qeverie.

Zeka tha se arsyeja e shtyrjes së seancës konstituive u bë për shkak të siç tha ai disa mosmarrëveshjeve me Listën Serbe, e që sipas tij tashmë janë marrë vesh me këtë të fundit./KosovaPress/