Aktuale

Zeka: Nëse PAN-i nuk sjell emër deri të hënën, vota ime do jetë kundër

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka kërcënuar koalicionin PAN në të cilin bën pjesë edhe partia e tij, se në rast se deri të hënën nuk e sjellin emrin e kandidatit për kryeparalamentar, ai do të votojë kundër.

Postimi i Zekës në Facebook

Çdo budallallek, e ka një fund. Çdo konflikt, e ka një marrëveshje. Çdo bllokadë, një zgjidhje. Kjo loja e VV-së, duke bojkotuar mbledhjet konsultative, duhet ta ketë një fund për PAN-in.

Nëse PAN-i, deri javën që vjen, nuk do ta sjell emrin e kandidatit për kryetar të Parlamentit, unë si deputet i Kosovës, do të dale me këto propozime:

1. Nisma të largohet nga PAN

2. NISMA të propozoje kandidatin për Kryetar të Parlamentit, në emër të PAN-it

3. Nëse asnjëra alternative, vota ime nuk shkon për PAN-in dhe krejt këtë e bëjë për hirë të votueseve të mi, dhe që politiken e parlamentin, nuk i shoh si shtratin tim të fundit në jetën time!!!”, ka shkruar Zeka në profilin e tij në facebook