Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, thotë se nuk ka asnjë marrëveshje në mes koalicionit PAN dhe AKR-së.
Sipas tij, në mes të këtyre partive janë duke u zhvilluar bisedime, por se e ka quajtur ‘rrenë të kulluar’ lajmin e publikuar në mediumin publik për arritjen e marrëveshjes PAN-AKR.
Postimi i Zekës në Facebook
Te pakten gazetaret me i kursy publikun
Qe ka bisedime me AKR-ni, dhe jo vetem, kjo eshte e vertete. Qe nuk ka asnje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Qe do arrihet shpejte nje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Ama, lajmi i transmetuar sonte nga RTK-ja, se gjoja “eshte arritur nje marreveshje” bash eshte rrene e kulluar. Se kush nga PAN-i e ka shitur kete rrene, eshte pergjegjesi e kryeredaktorit te lajmeve qe ta zbuloje. Nese mediumi publik do ta kishte marreveshjen e nenshkruar ne mes PAN-it dhe AKR-se, sigurisht qe do ta botonte. Ndonje politikani shaklaman, qe Ballkani eshte i stermbushur me ta, gatuan dezinformata, eshte deri dikund e pranueshme nga publiku, ama kur gazetaret behen viktime e ketyre rrenave, eshte keq edhe per vet ata, edhe per publikun! Neser mbase do te kemi lajme-lajme, ama jo marreveshje…