Milaim Zeka i cili në zgjedhjet e 11 qershorit mori vota të mjaftueshme për të qenë deputet i Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar se mund t’i hakmerret presidentit Thaçi duke e bojkotuar seancën konstituive të caktuar për 3 gusht.
Deputeti i Nismës për Kosovën, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se kishte paralajmëruar se seanca do të mbahet më 4 gusht, por në shenje hakmarrje ndaj tij, presidenti thotë se e caktoi për datën tre.
“Ta shohim se çfarë zhvillimesh do te ketë deri me 3 gusht”, ka shkruar Zeka në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.
Postimi i plotë i Zekës:
Thaçi cakton seancen me 3 “perinat” timin
E pata paralajmeruar seancen e pare me daten 4 gusht. Presidenti, ne shenje “hakmarrje” ndaj meje, e caktoi per daten tre.
Ka shume gjasa qe edhe une t’i hakmirrem, edhe ta bojkotoje seancen e kesaj date…
Ta shohim se çfare zhvillimesh do te kete deri me 3 gusht..