Deputeti i NISMA’s për Kosovën, Milaim Zeka, thotë se nuk i intereson a ishte një skenar arrestimi i Gjuriqit.
Në një intervistë për Periskopin, Zeka ka thënë se Gjuriqi u ‘soll si një qen në Prishtinë’ dhe se me këtë iu bë e qartë Vuçiqit se Kosova është shtet deri në kufi me Jarinjën.
“Gjuriqi dje është sjellë si qen në Prishtinë dhe jo asi qeni që ne i mbajmë të lidhur, po kësi qeni rrugaç i rrugëve me ato pantollat e shpërthekume si një rrugaç mjeran dhe ia ka dërgu mesazhin edhe Vuçiqit edhe Listës Serbe se ne jemi shtet. Kështu bahet shteti. Nuk bahet ashtu si jemi rrokë ne, për demarkacion, jo kena hupë kufi jo s’kena hupë kufi. Gjithmonë kam thënë për ne është problem veriu i Kosovës, dhe dje e dëshmumë se kemi kontroll edhe në veriun e Kosovës. Të gjithë ata djem që kanë qenë dje, cdonjëri e ka pasur jetën e rrezikume, për mu ata janë heronj të gjallë. Secili prej tyre ka mujtë me u vra. Mënyra aq e guximshme aq profesionale. Mënyra si kanë vepru brenda dhe jashtë sallës, kanë qenë fascionuese”, ka thënë Zeka, shkruan Periskopi.
“Mendimi im është që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës shteti i Kosovës nuk e ka pasë asnjë reagim më të mirë se sa dje në veriun e Mitrovicës. Nuk jam në grupin e patriotëve kështu patetik as folkorik por jam në grupin e njerëzve realist që çmojnë forcat e Kosovës për me i tregu edhe Gjuriqit që Kosova është shtet dhe ka kufij deri në Jarinjë”, tha ai./Periskopi/