Aktuale

Zbutet gjendja e acarit

Nga sot do të ketë rritje të temperaturave në Kosovë , ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik Kosovës.

Sipas IHMK-së  nga dita e sotme pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jug-perëndimit të cilat do të zbusin gjendjen e acarit.

Temperaturat maksimale pritet që të arrijnë deri në 1 gradë Celcius./KosovaPress/