Të ftuar në dasmën e dytë mbretërore që zhvillohet në Shqipëri, atë të Princit Leka Zogu II, kanë zgjedhur veshje të veçanta duke u bazuar edhe në protokollin mbretëror që ishte caktuar më parë.
Kështu fustanet për mbrëmje kokteji dhe kostumet kanë qenë “uniformat” që gjithë të ftuarit nga mbarë bota kanë veshur sot. Dasma, e cila po vazhdon në Pallatin e Brigadave pa praninë e mediave, ka tërhequr vëmendjen e gjithë mediave në botë.


Fotografitë e para të VIP-ave shqiptarë janë ato të çifti Veliaj-Xoxa, ku siç duket bashkëshortja e kreut të Bashkisë, ka veshur një fustan paksa të gjatë dhe serioz ngjyrë blu, ndërsa Erioni një kostum serioz. Të tjera fotografi pritet që të publikohen për veshjet e veçanta që kanë zgjedhur edhe pjesëtarët e familjeve mbretërore nga 70 vendet e botës.
