Djali i madh i Presidentit amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se kishte zhvilluar një takim me një avokate ruse, e cila i kishte premtuar se ka materiale që do ta dëmtonin Hillary Clinton-in, njofton Klan Kosova.
Por, Donald Trump i riu, insiston se Natalia Veselnitskaya, rezultoi se “s’pati informacione të vlefshme”, për rivalen e babait të tij.
Në takim ishin edhe dhëndri i Trump-it, Jared Kushner, dhe shefi i kampanjës elektorale, Paul J Manfort.
Gazeta amerikane The New York Times shkruan se avokatja në fjalë ka lidhje me Kremlinin – qeverinë ruse.