Kuriozitete

Zbulohet një mostrum parahistorik i detit

Nuk është mostrumi Loch Ness, por ekipi i Universitetit të Edinburgut ka zbuluar një specie të re parahistorike të detit, e cila ka banuar në ujërat e detit para 163 milionë vjetësh, transmeton KosovaPress.

Reptili i lashtë – Ieldraan melkshamensis – kishte marrë emrin Melksham Monster, sipas qytetit në Angli ku ishte gjetur dhe është vendosur në Muzeun Natyror Historik.

Por, studimet e reja mbi fosilet e këtij reptili tregojnë se The Melksham Monster ishte njëri nga predatorët më të mëdhenj në oqeane në Britani dhe në të njëjtën kohë dinozaurët kanë sunduar tokën.

Edhe pse fosili ishte në duart e njerëzve për më shumë se 150 vjet, vetëm studimi i fundit ka hedhur dritë mbi speciet e reja.

Specia e re ka qenë një lloj kafshe që ka jetuar në ambient të ngrohtë dhe ka pasur dhëmbë të fuqishëm që i kanë lejuar të ushqehet me gjah të madh.