Aktuale

Zbulohet një e vërtetë shokuese pë Krishtin

Sipas njoftimeve, dokumentet e shkruara nga “familja e Jezu Krishtit” dhe nga ata që ishin më të afër me të, thonë se Krishti ishte një njeri, e jo hyjnor. 

Në këto tekste antike thirren njerëzit që të pasohen mësimet e Krishtit, e jo të pasohet vet Krishti. Ideja që Krishti kishte disa vëllezër më të vegjël, gjatë viteve të fundit është duke u përqafuar gjithnjë e më shumë,raporton Gazeta Kosova Sot.

Sipas James Tabor-it, profesor në Universitetin e Karolinës Veriore, një seri letrash të shkruara nga vëllezërit e Krishtit, shkurt pas vdekjes së Krishtit, dëshmuan se mesia i krishterë nuk ishte i shenjtë, sikur që na thotë Kisha katolike. Në këto dokumente të vjetra nuk përmendet as vdekja e Krishtit në kryq, as shpagimi i fajeve të njerëzimit, sikur që thotë Kisha katolike. Kisha e hershme katolike i fshehu këto dokumente, meqë nuk përputheshin me ideologjinë që ajo e krijoi vetë, më vonë.