Ndërkohë që kompania e zbulimit izraelit është penduar se ka marrë rastin e Harvey Weinstein, i përfshirë në skandalin e Hollywood-it, kanë dalë në pah fakte të reja që implikojnë producentin për angazhim të spiunëve tjerë misteriozë, transmeton KosovaPress.
Mediat britanike shkruajnë se ndërkohë është zbuluar identiteti i spiunes, e cila ka punuar për Weinstein.
Bëhet fjalë për Stela Pen Pehanak, veterane e ushtrisë izraelite, e cila është angazhuar nga producenti amerikan për t’i ndalë në ndihmë rreth skandalit seksual që ka shpërthyer në industrinë e filmit amerikan.
Spiunia misterioze është aktore, me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina, gjyshja e së cilës Zejneb Hardaga ka shpëtuar familjet hebrenj në Sarajevë gjatë kohës së Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.
Më vonë familja e saj ishte zhvendosur në Izrael.