Aktuale

Zbulohet emri i kreut të ri të Kuvendit

Me marrjen e miratimit nga Kuvendit për të qenë president, Ilir Metës i duhet të largohet prej andej në fund të korrikut dhe nisur nga ky fakt, në të majtë kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Një ndër emrat që pritet të ulet në vend të Metës, madje po përflitet se është miratuar edhe nga Rama, është Gramoz Ruçi.

Ky i fundit është figura më e vjetër që i ka mbetur PS-së, por edhe politikan që gëzon një mbështetje absolute në parti. /albeu.com/