Para pak ditësh u gjet i vdekur reperi i njohur, Mac Millier i cili njihej edhe si i dashuri i këngëtares, Ariana Grande.
Ai ka qenë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos teksa thuhej se ka vdekur si shkak i mbidozës së tepërt, shkruan lajmi net.
Mediat e huaja raportuan se autoritetet e Los Anxhelos bën të ditur se Miller vdiç si pasojë e një arresti kardiak, të shkaktuar nga droga.
“Autopsia u përfundua dhe shkaku i vdekjes është shtyrë në pritje të testeve shtesë. Trupi i tij është dorëzuar”, ka thënë zëdhënësja e gjykatëses së qarkut në Los Anxhelos, Sarah Ardalani.
“Malcolm McCormick, i njohur dhe i adhuruar nga fansat si Mac Miller, ka vdekur tragjikisht në moshën 26 vjeçare,” tha familja e tij në një deklaratë që iu dha PEOPLE. “Ai ishte një dritë në këtë botë për familjen, miqtë dhe fansat e tij. Faleminderit për lutjet tuaja. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë”. /Lajmi.net/