Alexandru Gindea, 37 vjeçar, tha se xhihadisti tunizian e kishte pyetur për drejtim teksa mundohej të gjente autostradën afër Lionit.
Gindea menjëherë i kishte thënë policisë se ai person ishte Anis Amri që i kishte kryer sulmet në Berlin, transmeton arbresh.info.
Por ai u iku nga duart policisë frënge, duke e kaluar edhe një kufi tjetër të Shengenit për në Itali.
Alexandru i cili është vozitës i kamionit tha se edhe me parë i kishte ndodhur ta pyesnin për rrugën dhe se Amri nuk dukej fare si terrorist, madje ai ishte i veshur e i pastër sikur të ishte turist. Ai madje shtoi se dikush duhet ti ketë ndihmuar të dukej aq i pastër.
“Me katër postblloqe mirë të pozicionuara, policia franceze do të mund ta kishte zënë edhe pse kjo nuk është me e rëndësishmja. Do të mund t’i kisha fituar 100,000 euro”, tha ai.
Një britanike gjithashtu kishte thënë se e kishte lajmëruar policinë pasi që terroristi e kishte përcjellë me veturë për më shumë se gjysmë ore.