E hëna ishte dita e fundit kur familja nga Shtimja e pa vajzën e tyre 16 vjeçare.
E mitura zgjodhi një mënyrë të tmerrshme që t’i japë fund jetës.
Vajza shkoi në një objekt që ishte i pabanuar dhe ra nga një kat aty.E ishte pikërisht roja i objektit ai i cili u tmerrua ku r e gjeti trupin e vajzës të shtrirë në tokë, transmeton Gazeta Express
E gjithë ngjarja rrodhi kështu:
Dje rreth orës 19 e 30 nga qendra Operative e një kompanie, Policia e Kosovës është njoftuar se në rajonin e Shtimes është një rast lëndimi i rëndë trupor.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga dëshmitari R.I i cili ishte punëtor në objektin nga i cili u hodh vajza policia ka marrë detaje se si rrodhi e gjithë ngjarja.
“Ai kishte dëgjuar një zhurmë dhe kishte dalë nga zyra e objektit ku në pjesën prapa objektit kishte parë një femër të shtrirë dhe ai menjëherë kishte njoftuar policinë”Viktimës fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore nga Emergjenca e Shtimes dhe me rekomandim të mjekut ajo dërguar menjëherë drejt QKUK-së në Prishtinë.Nuk dihen rrethanat se si vajza ka rënë nga objekti.
Pas 2 orësh policia është njoftuar se vajza nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Prishtinë.Me rastin tashmë po merret Mjekësia Ligjore. Ndërsa policia është ende duke e hetuar këtë rast dhe shkakun e vdekjes së vajzës.