Aktuale

Zbulim i papritur në Gramsh, ja për çfarë bëhet fjalë

Identifikohen rezerva të konsiderueshme nafte në afërsi të Gramshit.

Në territorin e bashkisë së Gramshit ndodhen rezerva nafte.

Të dhënat janë grumbulluar nga ekspeditat e huaja gjeologjike dhe nga testimet për naftë që janë kryer në këtë territor.

Të dhënat tregojnë se rezerva të tilla ndodhen në afërsi të fshatit Galigat. Por, nuk përjashtohen edhe zona të tjera, të cilat janë shënuar me rrathë të kuq nga këto ekspedita, shkruan “infoelbasani”.

Në ndërtimin gjeologjik nëntoka e Gramshit rezulton të jetë e përbërë kryesisht nga shkëmbinjtë sedimentarë dhe në sasi të pakët ata magmatikë të cilët ndodhen në lartësi të mëdha.

Gramshi ka një sipërfaqe prej 695 km2. Përbëhet nga një bashki, 9 Njësi Administrative dhe 95 fshatra.