Tani mund të shohim gjërat shumë më pastër se sa ishte menduar se është e mundur deri tani.
Me një punim shkencor të paraqitur në revistën “Optica”, një grup shkencëtarësh kanë arritur të tejkalojnë kufizimet teorike të rezolucionit optik në qartësim të imazhit, transmeton Express. Kjo është një arritje e madhe në fizikë.
Çdo sistem optik, qoftë ai teleskop, mikroskop, kamerë ose çdo mjet tjetër, ka një kufizim fondamental në rezolucion. Kur dy objekte janë aq të vogla dhe afrohen shumë afër njëra-tjetrës është e pamundur që aty të dallohen qartë.
Në fizikë, ky kufizimi fondamental quhet kufizimi i Rayleigh, i cili i pamundëson teleskopëve dhe mikroskopëve të shohin pas një pike të caktuar.
Por, ky grup shkencëtarësh ka arritur që të kalojë kufizimin e Rayleigh, duke zhvilluar një teknikë, e cila qartëson për 17 herë më shumë se rezolucioni i mundshëm më parë.
Kjo teknikë konsiderohet zbulim i madh dhe mund të revolucionarizojë shumë fusha shkencore, të cilat përdorin pajisje optike, si: astronomi, biologji molekulare dhe fusha të tjera shkencore.