Aktuale

Zbukurohet edhe Mitrovica

Për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka filluar zbukurimi edhe I qytetit të Mitrovicës, transmeton “Zëri.info’.

“Të premten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë u vendos ikona e parë #Kosova10 në qendër të qytetit në afërsi të Shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini”, thuhet në komunikatën e Komunës së Mitrovicës.

Ikona të ngjashme janë vendosur edhe në 10 komuna tjera në Kosovë.